Politika e Privatësisë për Soft & Solution Group
Përditësuar: Janar 2025
Tek Soft & Solution Group, ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe për respektimin e privatësisë suaj. Kjo politikë privatësie shpjegon se si i mbledhim, përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin e Republikës se Shqipërisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale dhe te Drejtën për Informimin dhe Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e Të Dhënave (GDPR).
Duke përdorur faqen tonë të internetit https://softsolution.al/ ose duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni praktikat e përshkruara në këtë politikë.
1. Kush Jemi Ne
Soft & Solution Group operon faqen e internetit https://softsolution.al/, e cila ofron shërbime të ndryshme teknologjike dhe zgjidhje softuerike. Për qëllime të legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave, ne veprojmë si kontrollues i të dhënave për informacionin që mbledhim.
2. Cilët Të Dhëna Mbledhim
Ne mund të mbledhim llojet e mëposhtme të të dhënave personale:
a) Të dhëna identifikimi:
• Emri dhe mbiemri
• Adresa e email-it
• Numri i telefonit
• Adresa postare
b) Të dhëna teknike:
• Adresa IP
• Lloji dhe versioni i shfletuesit
• Të dhëna rreth vizitave në faqen tonë të internetit (faqet e vizituara, koha e kaluar, data dhe ora e vizitës, etj.)
c) Cookies:
Ne përdorim “cookies” për të mbledhur informacion dhe për të përmirësuar shërbimin tonë. Për më shumë informacion, referojuni seksionit të posaçëm mbi Cookies më poshtë.
d) Të dhëna të tjera:
• Informacion që mund të na jepni vullnetarisht nëpër formularët e kontaktit ose komunikimet me ne.
3. Si i Përdorim Të Dhënat Tuaja
Të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllime të qarta dhe të ligjshme, duke përfshirë:
• Ofrimin e shërbimeve: Për të plotësuar kërkesat tuaja për shërbime dhe informacione.
• Përmirësimin e përvojës: Për të analizuar dhe përmirësuar faqen tonë të internetit dhe shërbimet.
• Komunikimin: Për të dërguar informacion mbi azhurnimet, shërbimet dhe ofertat.
• Përputhjen me ligjin: Për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të mbrojtur interesat tona legjitime.
4. Baza Ligjore për Përpunim
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja bazuar në:
• Pëlqimin tuaj: Për shembull, kur abonoheni në buletinet tona informuese.
• Nevojën kontraktuale: Kur informacioni është i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve të kërkuara.
• Përputhjen me ligjin: Për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
5. Shpërndarja e Të Dhënave
Të dhënat tuaja personale mund të ndahen me:
• Palë të treta të autorizuara;
• Autoritetet ligjore: Kur është e nevojshme për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
Çdo palë e tretë është e detyruar të zbatojë masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave.
6. Të Drejtat Tuaja
Sipas legjislacionit shqiptar dhe GDPR, ju keni të drejta të ndryshme, duke përfshirë:
a) E drejta për Informim: Të merrni detaje mbi mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja.
b) E drejta për Akses: Të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale.
c) E drejta për Korrigjim: Të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose të paplota.
d) E drejta për Fshirje: Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, nëse nuk ekzistojnë detyrime ligjore për t’i ruajtur.
e) E drejta për Kundërshtim: Të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja në rrethana specifike.
f) E drejta për Ankesë: Të paraqisni një ankesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Për çdo kërkesë në lidhje me të drejtat tuaja, na kontaktoni në: [email protected]
7. Ruajtja e të Dhënave
Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përcaktuara në këtë politikë privatësie, duke përfshirë përmbushjen e kërkesave ligjore, kontabël, ose të raportimit. Periudhat specifike të ruajtjes varen nga lloji i të dhënave dhe qëllimi për të cilin ato përpunohen:
• Për detyrime kontraktuale: Të dhënat tuaja do të ruhen për kohëzgjatjen e kontratës dhe deri në 5 vite pas përfundimit të saj, përveç rasteve kur kërkohet ndryshe nga ligji.
• Për qëllime marketingu: Të dhënat tuaja do të ruhen derisa të tërhiqni pëlqimin tuaj ose të revokoni abonimin.
• Për përputhje me ligjin: Të dhënat e kërkuara për pajtueshmëri me ligjin do të ruhen sipas periudhave të ruajtjes ligjore.
Pasi të përfundojë periudha e ruajtjes, të dhënat tuaja do të fshihen në mënyrë të sigurt ose do të anonimizohen.
8. Afatet për Përgjigje
Ne do të shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe do të përgjigjemi brenda 30 ditëve nga marrja e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
9. Kufizime të të drejtave tuaja
Në disa raste, mund të ketë kufizime për ushtrimin e të drejtave tuaja, si p.sh., kur përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet ligjore ose për arsye të tjera të ligjshme.
10. Masat për Mbrojtjen e Të Dhënave
Ne kemi ndërmarrë masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesimi i paautorizuar, përdorimi i pahijshëm, humbja aksidentale, ose shkatërrimi. Disa nga masat që përdorim përfshijnë:
• Kriptimi i të dhënave në transmetim dhe ruajtje.
• Kufizimi i aksesit në të dhëna për personelin e autorizuar.
• Auditime dhe kontrolle të rregullta të sistemeve tona të sigurisë.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se asnjë metodë transmetimi në internet ose ruajtjeje elektronike nuk është plotësisht e sigurtë.
11. Cookies
Faqja jonë e internetit përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të përdoruesit dhe për të mbledhur informacion rreth mënyrës se si përdoret faqja jonë. Cookies janë skedarë të vegjël teksti të ruajtur në pajisjen tuaj.
Llojet e cookies që përdorim:
• Cookies të Nevojshme: Të nevojshme për funksionalitetin e faqes së internetit.
• Cookies të Performancës: Përdoren për të mbledhur të dhëna rreth mënyrës se si vizitorët ndërveprojnë me faqen për të përmirësuar funksionalitetin e saj.
• Cookies të Marketingut: Na ndihmojnë të ofrojmë përmbajtje dhe reklama të personalizuara.
Menaxhimi i Cookies:
Ju mund të menaxhoni ose çaktivizoni cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Megjithatë, ju lutemi vini re se disa veçori të faqes mund të mos funksionojnë siç duhet nëse cookies janë të çaktivizuara.
12. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
Kjo Politikë Privatësie mund të përditësohet nga koha në kohë për të reflektuar ndryshimet në praktikën tonë ose kërkesat ligjore. Ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim të rëndësishëm përmes email-it (nëse e kemi) ose duke e publikuar politikën e rishikuar në faqen tonë të internetit.
Ju këshillojmë të rishikoni rregullisht këtë politikë për të qëndruar të informuar mbi mënyrën se si mbrojmë të dhënat tuaja.
13. Si të Na Kontaktoni
Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me këtë Politikë Privatësie ose përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju mund të na kontaktoni në adresën:
Soft & Solution Group
Email: [email protected]
Adresë: Rr Tefta Tashko, Pazari i ri 1017 Tiranë.
Ne jemi të angazhuar të trajtojmë çdo shqetësim në mënyrë të drejtë dhe transparente.