
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Soft & Solution Group zgjodhi të festojë jo me fjalë, por me zemër.
Këtë 1 Qershor, vizituam fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, duke organizuar një event të vogël plot ngjyra, lojëra dhe emocione të sinqerta. Dhe ndërsa i shikonim duke qeshur, duke luajtur dhe duke marrë pjesë me entuziazëm, kuptuam se shpesh nuk duhen shumë gjëra për të sjellë dritë në sytë e një fëmije, mjafton pak kohë, pak përkushtim dhe shumë dashuri.
Fytyrat e ndriçuara të fëmijëve, sytë që shkëlqenin nga gëzimi dhe përfshirja e tyre në çdo moment të ditës na rikujtuan se çdo buzëqeshje e çiltër është një dhuratë pa çmim.
Siç e shprehu edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group:
“Në këtë ditë të veçantë, morëm më shumë sesa dhamë dhe mësuam se një moment i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt. Ne premtuam se ky nuk do të jetë gjesti i fundit. Sepse fëmijët meritojnë më të mirën, çdo ditë.”
Gëzuar 1 Qershorin nga e gjithë zemra e Soft & Solution!

