KUSH JEMI

Soft & Solution është një kompani e specializuar në zhvillimin e platformave digjitale për sektorin publik dhe privat, që kërkojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

ÇFARË BËJMË

Që prej vitit 2011, kemi projektuar dhe zbatuar sisteme që mbështesin funksione kritike në qeverisje dhe sektorë strategjikë, duke transformuar shërbimet dhe proceset. Me mbi 120 projekte të realizuara, jemi sot një nga aktorët më të besuar në infrastrukturën digjitale.

SI PUNOJMË

Kultura e punës me të cilën punojmë bazohet te lidershipi frymëzues, bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj rritjes së vazhdueshme. Ekipi ynë përshtatet me çdo sfidë, duke punuar në një mjedis që vlerëson diversitetin, nxit inovacionin dhe synon standarde më të larta në çdo projekt.

KAPACITETI DHE STANDARDET

Kapaciteti

Kapaciteti

Kapaciteti ynë nuk matet vetëm me teknologjinë, por me aftësinë për të siguruar performancë të qëndrueshme, procese të kontrolluara në çdo fazë dhe një partneritet të besueshëm në kohë.

  • Standarde kombëtare dhe ndërkombëtare ISO
  • Audit të brendshëm të rregullt
  • Raportim i matshëm për çdo projekt
  • Strukturë e dokumentuar dhe e testuar
Vlerat tona

Vlerat tona

Në Soft & Solution besojmë se teknologjia e qëndrueshme ndërtohet mbi vlera të qarta. Çdo projekt që marrim përsipër bazohet në:

  • Siguri me përgjegësi të plotë
  • Besueshmëri e provuar
  • Partneritet që zgjat
  • Përmirësim i vazhdueshëm
Vizioni ynë

Vizioni ynë

Të ndërtojmë themelet teknologjike të së ardhmes digjitale, duke ofruar zgjidhje që përballojnë sfida reale dhe rriten bashkë me kohën. Sepse transformimi i qëndrueshëm ndodh kur teknologjia udhëhiqet nga vizioni i qartë dhe zbatim me standarde të larta. Kjo është rruga jonë.

    ISOISOISOBanka e ShqipërisëAKEP 5
    GJURMËT TONA

    Për më shumë se një dekadë, Soft & Solution ka lënë gjurmë të qëndrueshme në transformimin digjital të sektorëve kyç në Shqipëri dhe Francë, duke ndërtuar dhe mirëmbajtur sisteme që ndikojnë në jetën e miliona qytetarëve. Përtej zhvillimit teknologjik, kemi kontribuar aktivisht në forcimin e kulturës digjitale në vend përmes konferencave, eventeve edukative dhe forumeve të hapura për publikun dhe profesionistët.

    Institucionet që na kanë përzgjedhur përmes proceseve të hapura konkurruese janë dëshmi konkrete e gjurmës sonë në ndërtimin e infrastrukturës digjitale moderne.

    HARTË INSTITUCIONALE

    AKSHI

    AKSHI

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zhvillimin dhe administrimin e sistemeve elektronike shtetërore nën mbikëqyrjen e Kryeministrisë.

    Autoriteti i Aviacionit Civil

    Autoriteti i Aviacionit Civil

    Autoriteti përgjegjës për certifikimin, licencimin dhe rregullimin e aviacionit civil në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

    Autoriteti kryesor rregullator dhe mbikëqyrës i tregjeve financiare jobankare në Shqipëri, përfshirë sigurimet, pensionet dhe titujt e qeverisë.

    AKSK

    AKSK

    Institucion që garanton sigurinë e shërbimeve elektronike, certifikimin dhe transaction-et e besuara mes qytetarëve dhe institucioneve.

    Bashkia Tiranë

    Bashkia Tiranë

    Autoriteti vendor për qytetin e Tiranës, përgjegjës për shërbimet publike lokale dhe menaxhimin e kryeqytetit të Shqipërisë.

    ASHK

    ASHK

    Institucioni që menaxhon regjistrimin dhe legalizimin e pronave të paluajtshme në Shqipëri, përfshirë procesin e restituimit të pronave.

    STABILITETI

    Besueshmëri ndër vite

    Me mbi një dekadë përvojë, Soft & Solution ka ndërtuar një vazhdimësi të qëndrueshme në kohë.

    Zgjerimi & Shndërrimi
    në një forcë tregu
    2016
    Krijimi i
    Soft Academy
    2019
    Lançimi i
    SmartFin
    2020
    Lançimi i
    ALPay
    2021
    Zgjerimi ndërkombëtar:
    Hapja e zyrës në Turqi
    2022

    Ndikimi Publik

    Si i kemi përmirësuar shërbimet.
    Nga radhët e gjata, te zgjidhjet me një klik

    Procesi ynë: nga analiza te zgjidhja

    Në çdo projekt, ndjekim një metodologji të strukturuar që siguron efikasitet, transparencë dhe rezultate të matshme. Vendimmarrja bazohet në të dhëna dhe në bashkërendim të ngushtë me palët përfituese, duke garantuar përputhshmëri me objektivat strategjikë dhe standardet më të larta të zhvillimit.

    Analizë & Strategji

    Vlerësim i plotë i nevojave, objektivave dhe kapaciteteve ekzistuese.

    Projektim & Zhvillim

    Modelim dhe ndërtim i platformës në mënyrë të shkallëzueshme, me feedback të vazhdueshëm nga klienti

    Testim i Performancës dhe Sigurisë

    Verifikim rigoroz i stabilitetit, funksionalitetit dhe mbrojtjes së të dhënave sipas standardeve ISO.

    Implementim & Trajnime

    Zbatim në ambient real, me trajnime praktike për përdoruesit dhe ekipet teknike.

    Suport Teknik Afatgjatë

    Mbështetje e vazhdueshme për mirëmbajtje, përditësime dhe përmirësime sipas nevojave në kohë reale.

    Loading…