
Ka udhëtime që zgjasin disa ditë, dhe të tjera që zgjasin shumë më gjatë në kujtesë, për emocionin që sjellin, frymëzimin dhe mënyrën si bashkëjetojmë si ekip. I tillë ishte edhe retreat-i ynë i fundit në bregdetin e Malit të Zi.
Mes aromës së detit dhe qetësisë që vetëm horizonti i hapur mund të japë, gjetëm jo vetëm pushim, por edhe një hapësirë të re për të njohur më mirë njëri-tjetrin, për të reflektuar dhe për të forcuar lidhjen tonë si ekip.
Ky udhëtim ishte një rikujtim se përtej ritmit të ngarkuar të punës, janë marrëdhëniet njerëzore që mbajnë të fortë çdo strukturë suksesi. Çdo bashkëbisedim buzë detit, çdo e qeshur spontane, çdo moment i ndarë me sinqeritet ishte një gur tjetër që ndërton kulturën tonë.
Retreat-i jonë në Mal të Zi na dha një perspektivë të re mbi vlerën e të qenit bashkë. Siç e përmblodhi më së miri Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution: “Kur një ekip gjen kohë për të ndalur, për të qeshur dhe për të reflektuar së bashku, nuk ka më vetëm individë që punojnë. Ka një familje që punon për të ndërtuar zgjidhje që zgjasin.”
Kjo përvojë nuk përfundoi me kthimin tonë në zyrë, përkundrazi, ajo udhëtoi me ne. Në energjinë që sollëm pas, në frymëzimin për të bashkëpunuar edhe më ngushtë dhe në dëshirën për të ndërtuar një kulturë ku ndihesh i përfshirë, i vlerësuar dhe i frymëzuar.
Sepse te Soft & Solution, pushimi nuk është vetëm çlodhje. Është një mundësi për t’u rritur si njerëz, si profesionistë dhe si ekip.

