Aktivitete

“Soft for Solution Talk”: Një Fundjavë e Dedikuar Rritjes së Ekipit

“Soft for Solution Talk”: Një Fundjavë e Dedikuar Rritjes së Ekipit

Në çdo rrugëtim drejt suksesit, vjen një moment për të ndalur, reflektuar dhe festuar gjithçka që është arritur me përkushtim. Për Soft & Solution Group, ky moment mori formën e një eventi të veçantë: “Soft for Solution Talk.”

Kjo fundjavë ishte momenti për të ndarë eksperiencat, idetë, dijen dhe mbi të gjitha mirënjohjen për çdo arritje të viteve të fundit. Prej zhvillimeve emocionuese teknologjike e deri te projektet që kanë bërë diferencën, çdo sukses u vu në qendër të vëmendjes.

Siç u shpreh edhe Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, gjatë mbrëmjes të mbledhur pranë zjarrit: “Pas çdo rreshti kodi, pas çdo zgjidhjeje të ofruar dhe çdo suksesi me klientët, ka një histori njerëzore, një ekip që ka besuar në vizion dhe e ka bërë realitet.”

“Soft for Solution Talk” ishte një angazhim i ri si një kujtesë se, edhe pse teknologjia është ajo që na shtyn, njerëzit janë ata që ndërtojnë kulturën dhe formojnë të ardhmen tonë.

Kështu duken fundjavat me Soft & Solution: bashkëbisedime të vërteta, qëllime të përbashkëta dhe një besim i palëkundur se së bashku mund të krijojmë diçka të jashtëzakonshme.

Loading…