Ermal Beqiri: Kur frymëzimi bashkon njerëzit e duhur, fjalët bëhen të tepërta

Data: 22 Tetor 2025

Ermal Beqiri: Kur frymëzimi bashkon njerëzit e duhur, fjalët bëhen të tepërta

Kur njerëzit e duhur takohen, teknologjia kalon përtej ekranit. Pikërisht kjo atmosferë u krijua në Oracle Adriatic Partner Connect Day, ku z. Ermal Beqiri, ishte i ftuar për të ndarë historinë e suksesit si themelues i Soft & Solution Group.

Në fjalën e tij, ai tregoi rrugëtimin e një grupi kompanish të ndërtuara dhe drejtuara me pasion, përkushtim dhe besim tek forca e teknologjisë për të sjellë ndikim real në shoqëri. Por siç e theksoi edhe vetë, momenti më i veçantë i këtij eventi nuk ndodhi në skenë, por mes njerëzve.

“Suksesi më i madh nuk ishte në prezantim apo në shifra. Ishte në faktin që ishim të gjithë bashkë, si njerëz që vrapojnë me kohën, që besojnë se çdo rresht kodi dhe çdo ide mund të zhvillojë një të ardhme më të mirë.”

Ky event na kujtoi edhe një herë se inovacioni nuk është thjesht rezultat i teknologjisë, por i njerëzve që besojnë tek ndryshimi. Kur mendje të hapura dhe vizione të guximshme bashkohen, siç ndodhi gjatë këtij takimi, krijohet një terren i vërtetë për mundësi, bashkëpunim dhe transformim në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në një kohë ku transformimi dixhital përparon me ritme të shpejta, bashkëpunime të tilla e bëjnë të qartë se forca e komunitetit teknologjik qëndron tek ndarja e përvojës, bashkëkrijimi dhe ndërtimi i një ekosistemi të përbashkët.

Soft & Solution Group ndihet krenar që është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe mbetet i përkushtuar të kontribuojë me zgjidhje të avancuara, talente të reja dhe një kulturë që e vendos njeriun në qendër të çdo inovacioni.

Loading…