Takim me Inspur Europe: Partneritet për Inovacion dhe të Ardhmen

Data: 14 Shtator 2021

Takim me Inspur Europe: Partneritet për Inovacion dhe të Ardhmen

Në një botë që ndryshon çdo ditë, suksesi nuk qëndron në përsëritje, por në kurajën për të inovuar. Te Soft & Solution, jemi të përkushtuar që çdo ndryshim ta shohim si një mundësi për rritje, për zhvillim dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi baza të forta partneriteti.

Këtë javë patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat tona Z. Jay Zhang, CEO i Inspur Europe, dhe Z. Pawel Radzimski, menaxher për Europën Qendrore dhe Lindore në Inspur. Bashkë me ta ishin edhe bashkëpunëtorët tanë nga Horizon, Z. Vasileos Stachos dhe Z. Enea Buza.

Takimi ishte një moment i rëndësishëm për të forcuar vizionin tonë të përbashkët drejt ofrimit të zgjidhjeve të avancuara teknologjike, konkretisht për zhvillimin dhe ofrimin e Box Solutions, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperience.

Diskutuam gjithashtu mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të brezit të ri të talenteve, të rinjtë e diplomuar nga Soft Academy, të cilët po bëhen një pjesë e çmuar e këtij rrugëtimi të përbashkët teknologjik.

“Çdo partneritet që sjell bashkë teknologji, eksperiencë dhe talent të ri, është një hap i madh drejt së ardhmes që duam të ndërtojmë,” u shpreh Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution.

Soft & Solution, besojmë se transformimi digjital kërkon më shumë se vetëm teknologji. Kërkon vizion, njerëz të përkushtuar dhe bashkëpunime të forta. Dhe ky takim ishte një tjetër dëshmi se jemi në drejtimin e duhur.

E ardhmja na thërret dhe ne jemi gati të ecim përpara, së bashku.

Loading…