Rreth kompanisë
Me mbi 14 vite përvojë, Soft & Solution ndërton platforma digjitale për sektorin publik dhe privat në Shqipëri dhe Francë. Përvoja jonë shumëvjeçare na lejon të kuptojmë thellësisht sfidat reale dhe të ofrojmë zgjidhje të sigurta, të qëndrueshme dhe të gatshme për kërkesa komplekse.
Përshkrimi i rolit
Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, Junior Programmer do të trajnohet për të programuar në C# dhe do të integrohet në një nga ekipet e zhvillimit. Programuesi Junior do të angazhohet në projekte të zhvilluara sipas metodologjisë Scrum, duke pasur kështu mundësinë për të punuar në një ekip dhe për të ruajtur autonominë.
Përgjegjësitë kryesore
- Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
- Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
- Do të kryejë unit testing të aplikacionit.
Kualifikimet
- Dëshira për të mësuar teknologji të reja.
- Ndershmëri dhe integritet.
- Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.
- Njohuri bazë në programimin e orientuar nga objektet.
- Njohuri bazë në databazat relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
- Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
- Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë
- Ne ofrojmë programe zhvillimi, mentorim dhe mbështetje për mësim të vazhdueshëm.
- Bashkohuni në një kulturë inovacioni ku idetë e reja mirëpriten dhe inkurajohen.
- Përfitoni nga një pagë konkurruese, paketë përfitimesh gjithëpërfshirëse dhe bonuse bazuar në performancë.