Bike Challenge Soft & Solution

Dita e dytë e Triathlon vazhdon në Njeguši me Bike Challenge

Bike Challenge Soft & Solution

Nga kajakët në ujërat e kaltër të Kotorit, tek rrugët gjarpëruese që të çojnë drejt Njegušit. E kush tha se Soft & Solution Triathlon do të ishte i lehtë? Sfida e dytë solli një ngjitje të veshtirë prej 18 kilometrash me biçikletë, një provë e vërtetë për durimin dhe forcën e ekipit.

Që në kilometrat e para, gara u shoqërua me emocione të forta. Disa u ngjitën me ritëm të shpejtë, të tjerë luftuan në çdo kthesë të rrugës malore, por asnjë nuk u dorëzua. Çdo pjesëmarrës e çoi sfidën deri në fund, duke treguar se me këmbëngulje dhe përkushtim, asnjë rrugë nuk është e pamundur.

Fituesit e kësaj sfide ishin Denis Çerri, Malvina Kryemadhi, Mario Kapllani, Klevisa Xhika, Klinti Shkembi dhe Estera Skana, të cilët shkëlqyen me përkushtim dhe energji, duke dhënë një shembull frymëzues për të gjithë ekipin.

“Kjo sfidë tregoi se edhe kur rruga bëhet e vështirë dhe duket e pafund, ekipi ynë gjen gjithmonë forcën dhe motivin për të shkuar deri në fund. Ky është kuptimi i vërtetë i bashkëpunimit.” u shpreh Ermal Beqiri

Njeguši Bike Challenge do të mbahet mend si një nga momentet më sfiduese deri më tani të këtij Triathlon-i. Çdo lodhje u kthye në buzëqeshje sapo u kalua finish-i, duke e kthyer ditën në një kujtim të paharrueshëm.

Kjo ishte vetëm gara e dytë e Soft & Solution Triathlon 2025. Sfida e fundit, hiking, do të mbyllë këtë udhëtim të jashtëzakonshëm, duke testuar edhe një herë guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e bashkëpunimit të ekipit tonë.

 

Loading…