
Në kuadër të kauzës së Tetorit Rozë, ekipi i Soft & Solution u bashkua në një aktivitet simbolik, duke gërshetuar kreativitetin e botës së teknologjisë me një mesazh human.
Në këtë nismë, stafi ynë vendosi të shprehë solidaritetin nëpërmjet një “error alert” i cili u kthye në një mesazh kujtese për shëndetin.
📍Në teknologji, një gabim mund të kushtojë kohë.
📍Në shëndet, çdo vonesë mund të kushtojë jetë.
Kjo nismë nuk ishte thjesht një reagim ndaj një kauze, por një pasqyrim i kulturës sonë. Një kulturë ku solidariteti dhe përgjegjësia sociale nuk shihen si detyrë, por si pjesë e natyrshme e mënyrës si punojmë dhe bashkëjetojmë.
Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution, shpesh thekson se:
“Çdo zgjidhje e mirë teknologjike nis nga një vend i shëndetshëm, me një mendje dhe një zemër që kujdeset”
Te Soft & Solution, besojmë se çdo zgjidhje e mirë teknologjike nis nga një vend i shëndetshëm: një mendje dhe një zemër që kujdeset.