ACTI Nis Sezonin e Ri me Vizione të Reja për Shqipërinë Teknologjike
Data: 15 Shtator 2025

Lufta më e vështirë? Lufta me imagjinatën.
Por është edhe më e bukura. Sepse aty nuk ka humbës, ka vetëm krijues.
Këshilli Shqiptar për Teknologji dhe Inovacion (ACTI) ka hapur zyrtarisht sezonin e ri me synime të qarta dhe me një thirrje të hapur për të gjithë ata që besojnë te forca e dijes, teknologjisë dhe bashkëkrijimit.
Shqipëria nuk ka asnjë arsye të mos shfrytëzojë fuqinë që ofron teknologjia dhe inteligjenca artificiale. Sot, çdo profesionist, çdo nxënës, çdo biznes apo qytetar mund të jetë pjesë e një transformimi të vërtetë, pavarësisht vendndodhjes apo burimeve që ka në dispozicion.
Si anëtarë të këtij rrjeti vizionar, Soft & Solution është gati të japë kontributin e saj edhe këtë vit, duke sjellë më shumë projekte, bashkëpunime dhe zgjidhje teknologjike me vlerë për tregun shqiptar dhe më gjerë.
“Ne nuk jemi këtu për të ndjekur trendet, por për të ndërtuar standarde të reja,” thotë shpesh Ermal Beqiri, Kryetar i Këshillit të ACTI dhe themelues i Soft & Solution Group.
Ne besojmë thellësisht në këtë vizion. Jo vetëm sepse është i guximshëm, por sepse është i realizueshëm. Me bashkëpunim, dije, dhe një kulturë krijimi që mbështet zhvillimin, ne mund të eksportojmë dije, teknologji dhe ndikim.
Soft & Solution mbetet e angazhuar për të qenë jo vetëm pjesë e ndryshimit, por një prej motorëve të tij. Të gjithë janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje: kompani, profesionistë, të rinj, institucione dhe diaspora.
Koha është tani. Me dije, guxim dhe vizion; le të ndërtojmë të ardhmen.