Ermal Beqiri: Nuk është era që na drejton, por velat që vendosim

Data: 19 Shtator 2024

Ermal Beqiri Soft & Solution

Nuk është era ajo që përcakton drejtimin e anijes, por mënyra se si i vendosim velat.”
Kjo shprehje nga Ermal Beqiri, themelues i Soft & Solution Group, përmbledh qartë frymën e takimit tonë final të vitit. Në një kohë kur gjithçka ndryshon me shpejtësi dhe sfidat vijnë pa paralajmërim, qëndrueshmëria, përkushtimi dhe vullneti për të ecur përpara janë ato që bëjnë diferencën.

Në thelb të diskutimit që zhvilluam, ishte një mesazh i thjeshtë por me shumë peshë: në një organizatë, ashtu si në jetë, jo gjithmonë shpërblimi ndahet në mënyrë të barabartë me përpjekjen. Disa japin më shumë, ndërsa të tjerë rrinë në vend. Prandaj, në Soft & Solution kemi zgjedhur të përqendrohemi tek ata që kontribuojnë më shumë, që nuk ndalen kur hasin pengesa dhe që e shohin sfidën si mundësi për rritje.

“Mund të jetë më e lehtë të ndalosh për të pritur ata që mbeten pas. Por është më e drejtë të ecësh përpara dhe t’i ftosh ata të të ndjekin me shembullin tënd. Frymëzimi është më i fuqishëm se toleranca kur vjen puna për të ndërtuar diçka që qëndron.” u shpreh Ermal Beqiri gjatë takimit.

Në Soft & Solution, ne kemi vendosur të favorizojmë ata që kontribuojnë më shumë dhe ecin përpara pavarësisht sfidave. Natyra simulon me të fortët, ndërsa njerëzit shpesh mbështesin më të dobëtit.. Qëllimi ynë është të zgjerojmë rrethin e atyre që kontribuojnë duke i stimuluar dhe mbështetur edhe më shumë.

Loading…