Soft & Solution Group kërkon të punësojë Ekonomist
Kush jemi ne
Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:
- zhvillimi i programeve të dedikuara;
- integrimi dhe implementimi i sistemeve;
- mirëmbajtjen e sistemeve;
- trajnime;
- konsulenca
Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Ekonomist, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit raporte dhe dokumente që mbulojnë transaksionet kontabël
- Siguron që të dhënat e sakta të mbahen sipas praktikave standarde
- Krijon buxhete, parashikon flukset e ardhshme të parasë, ofron analiza periodike
- Monitoron performancën buxhetore, kontrollin e shpenzimeve
- Menaxhon procedurat e faturimit
Kualifikimet minimale
- Të ketë përfunduar studimet e larta për ekonomiks;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.