Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Programues Junior
Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, Programuesi Junior do të trajnohet për të programuar në WLanguage dhe do të integrohet në një nga ekipet e zhvillimit. Programuesi Junior do të angazhohet në projekte të zhvilluara sipas metodologjisë Scrum, duke pasur kështu mundësinë për të punuar në një ekip dhe për të ruajtur autonominë. Është përgjegjës për arkitekturën, planifikimin, zhvillimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve.
Soft & Solution kërkon të zgjerojë ekipin me WLanguage Junior Developers
Kush jemi ne
Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:
- zhvillimi i programeve të dedikuara;
- integrimi dhe implementimi i sistemeve;
- mirëmbajtjen e sistemeve;
- trajnime;
- konsulenca
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
- Do të zhvillojë algoritme eficente për të zgjidhur kërkesat e product backlog.
- Do të kryejë unit testing të aplikacionit.
Profili i kërkuar
- Dëshira për të mësuar teknologji të reja.
- Ndershmëri dhe integritet.
- Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale.
- Njohuri bazë në programimin e orientuar nga objektet.
- Njohuri bazë në databazat relacionale (ORACLE, MySQL, SQL Server).
- Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
- Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Multitasking.
Avantazhet
- Kushte komode pune.
- Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
- Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software.
- Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.
- Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi.
- Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona.