Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Specialist në Zyrën e Koordinimit dhe Standardeve

Soft & Solution një kompani lider që nga viti 2011 në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri dhe tashmë edhe në Francë e Turqi, Soft & Solution Group ofron sherbime në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve të të gjitha kategorive dhe profileve. Ne jemi të motivuar të krijojmë produkte digjitale funksionale dhe elegante për t’u dhënë zgjidhje të thjeshta edhe problemeve më komplekse.

Punojmë për të dhënë zgjidhje që ndihmojnë bizneset dhe organizatat udhëheqëse të vendit të ofrojnë menaxhim efikas dhe përvoja të paharrueshme, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Më e rëndësishmja, i ndihmojmë ata të rriten.

 

Soft & Solution po kërkon një Specialist në  Zyrën e Koordinimit dhe Standardeve për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Ky pozicion është vendimtar për të siguruar që aktivitetet dhe projektet e kompanisë të përputhen me standardet dhe objektivat e saj. Roli kërkon një individ të aftë për të menaxhuar dhe koordinuar ekipet, për të përgatitur dhe analizuar raporte dhe për të mbikëqyrur standardet e brendshme të punës.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Raportimi: Përgatit dhe dërgon raporte ditore, javore dhe mujore për ecurinë e punës dhe performancën e ekipeve.
  • Koordinimi: Menaxhon dhe mbikëqyr ekipet në aspektin jo teknik, duke siguruar që projektet të përmbushin standardet e kompanisë.
  • Survejimi: Monitoron dhe ndjek proceset dhe projektet përmes mjeteve të caktuara dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me menaxherët e projekteve.
  • Menaxhimi i Burimeve: Ndjek dhe menaxhon kohën dhe burimet për një numër të konsiderueshëm punonjësish, duke kërkuar aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe analitike.
  • Ruajtja e Standardeve: Çdo gjë që vendoset nga strukturat drejtuese, përcillet me përpikmëri tek cdo punonjës.

 

Eksperienca

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Menaxhim, Teknologji Informacioni, ose fusha të lidhura me menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
  • Minimumi 2 vite përvojë në role të ngjashme, me preferencë në menaxhimin e projektit ose koordinimin e ekipit.
  • Përvojë në përgatitjen dhe analizimin e raporteve duke përdorur Excel dhe mjete të tjera raportimi.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e mjeteve për menaxhimin e projekteve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me ekipe dhe menaxhment të ndryshëm.
  • Aftësi të forta në menaxhimin e kohës dhe organizimin e detyrave për të arritur qëllimet e përcaktuara.
  • Përvojë në ambiente dinamike të punës dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Certifikatat në lidhje me menaxhimin e projektit janë avantazh.

 

Çfarë ofrojmë:

  • Paga dhe përfitime konkurues: Ne ofrojmë një pagë lider në treg që pasqyron aftësitë dhe përvojën tuaj.
  • Zhvillimi Profesional: Ne ofrojmë mundësi për mësim të vazhdueshëm dhe rritje profesionale, duke përfshirë aksesin në programet e trajnimit, konferencat dhe certifikimet.
  • Teknologjia e fundit: Punoni me mjetet dhe teknologjitë më të fundit për të qëndruar në krye të industrisë.
  • Kultura bashkëpunuese: Bashkohuni me një ekip mbështetës dhe gjithëpërfshirës që vlerëson kreativitetin, bashkëpunimin dhe inovacionin.
  • Work-Life Balance
  • Mjedisi argëtues dhe tërheqës i punës: Merrni pjesë në aktivitetet e krijimit të ekipit, ngjarjet sociale dhe daljet në kompani për të nxitur ndjenjën e komunitetit dhe miqësisë.