Soft & Solution Group kërkon të punësojë Specialist Burimesh Njerezore
Kush jemi ne
Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:
- zhvillimi i programeve të dedikuara;
- integrimi dhe implementimi i sistemeve;
- mirëmbajtjen e sistemeve;
- trajnime;
- konsulenca
Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një specialist burimesh njerezore, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zbatimi i planeve të trajnimit dhe zhvillimit profesional
- Skedulimi i takimeve të rishikimit të performancës tremujore dhe vjetore me punonjësit
- Përditësimi të dhënat e punonjësve me informacione të reja të punësimit dhe/ose ndryshime në statusin e punësimit
- Administrimi i të dhënave organizative dhe përshkrimet e detajuara të punës së bashku me të dhënat e pagave
- Planifimi i nevojave te punësimit dhe garantimi që procesi i rekrutimit të ecë pa probleme
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të burimeve njerëzore në të gjithë Kompaninë
- Përditësimi dhe respektimi i ndryshimeve në legjislacionin e punës
Kualifikimet minimale
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor, preferohet në profilin Menaxhim Biznes;
- Eksperiencë të mëparshme pune si Specialist Burimesh Njerëzore;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
- Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet;
- Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
- Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.