Soft & Solution

Ditar Progresi; Ekipi i Soft & Solution ndjek Konferencen dotnetdays ne Rumani

Ne nje bote qe vazhdimisht po ndryshohet nga inovacionet teknologjike, eshte thelbesore per kompanite te angazhohen dhe te kontribuojne ne zhvillimin e ekosistemeve te tyre lokale dhe nderkombetare. Kete vit, ne konferencen e shquar dotnetdays.ro e cila u mbajt ne Rumani, Kompania jone deshmoi edhe nje here deshiren e vazhdueshme per progress.

Mendoni per nje hapesire ku çdo rresht kodimi transformohet ne nje celes per ne universe te reja; ky ishte realiteti yne ne Konferencen DotNetDays ne Rumani. Ishte me shume se nje ngjarje e zakonshme, ishte nje feste e mendjeve ku e ardhmja e teknologjise u shfaq jo vetem ne fjale, por u be e prekshme.
Nga fjalimi i hapjes deri te ceremonia permbyllese, ekipi yne perjetoi nje sere emocionesh, duke u mahnitur nga vala e ideve inovative, teknologjive te avancuara dhe koncepteve transformuese.

Nuk ishin vetem seancat dhe folesit qe na bene pershtypje, edhe pse ata ishin jashtezakonisht te shkelqyer. Ajo qe vertet na mbeti mend ishin momentet qe kaluam se bashku gjate pauzave per kafe, te qeshurat dhe tregimet qe ndame me njeri-tjetrin, te cilat sherbyen per te thelluar lidhjet tona dhe per te krijuar kujtime te paharrueshme. Keto ishin momentet qe na rikujtonin pse jemi kaq te pasionuar per ate qe bejme.

Vajtem si pjesemarres, por u kthyem si anetare te nje komuniteti global, te bashkuar nga nje enderr e perbashket per te ardhmen e teknologjise.
Nepermjet pjesemarrjes sone interaktive, ngjallem interes tek organizatoret e Konferences te cilet moren ne konsiderate Shqiperine si nje destinacion potencial per konferenca te ardhshme. Ky hap i rendesishem jo vetem qe rrit profilin nderkombetar te vendit si nje hub i teknologjise dhe inovacionit, por gjithashtu perforcon angazhimin e tone si Kompani per te zhvilluar komunitetin lokal te teknologjise.

Angazhimi i Soft & Solution ne dotnetdays.ro shkon pertej thjesht pjesemarrjes ne konference; eshte nje deshmi e vizionit tone per te ndertuar nje te ardhme me te ndritur per Shqiperine ne arenen globale. Duke u bere ura midis komunitetit lokal dhe mundesive nderkombetare, Ne po vendosim themelet per nje ekosistem me te forte dhe me te gjalle teknologjik ne Shqiperi.