Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Jurist

 

Soft & Solution Group kërkon të punësojë: Jurist

 

Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

 

Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një jurist të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Aftësitë e kërkuara:

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi;
– Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanerisht të Drejtës Civile të Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit të Punës, Prokurimit Publik etj;
– Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
– Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
– Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
– Ndershmëri dhe integritet;
– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
– Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
– Përgatitje e dokumentave të nevojshëm të kompanisë për të marrë pjesë në procedurat e tenderimit;
– Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
– Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë;
– Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
– Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
– Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.