Kompania Soft & Solution kërkon të punësojë: Jurist


Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një jurist të ri, të vetë motivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Aftësitë e kërkuara:

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi
– Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanerisht të Drejtës Civile të Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit te Punes, Prokurimit Publik etj.
– Te kete njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
– Te kete njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese
– Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
– Ndershmëri dhe integritet
– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
– Aftësi të mira organizative dhe pune në grup

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
– Përgatitje e dokumentave të nevojshem të kompanisë për të marrë pjesë në procedurat e tenderimit;
– Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
– Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë;
– Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
– Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
– Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

 

Apliko Tani