Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Webmaster

 

Soft & Solution kërkon të zgjerojë ekipin me Webmaster

 

Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

 

Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me Webmaster, bashkëpunues, të vetë motivuar, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizenjimi dhe zhvillimi i siteve dhe sistemeve te reja web.
  • Menaxhimi dhe mirembajtja e siteve ekzistuese te kompanise.
  • Raportimi periodik per statusin e faqeve qe ka ne menaxhim kompania.
  • Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë eficente problemet që mund të ngrihen.
  • Do të punojë si pjesë përbërëse e ekipit Scrum, duke qenë prezent në daily scrum, duke marrë feedback ditor për tasket e caktuara brenda sprintit.
  • Realizimi i backupeve te faqeve web.
  • Perditesimi i faqeve web
  • Multitasking

Profili i kërkuar

  • Ndershmëri dhe integritet
  • Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesionale
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor
  • Njohuri ne HTML, CSS, Javascript.
  • Njohuri ne WordPress, PHP dhe framework-e te tjera.
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
  • Njohuri të gjuhës angleze

Avantazhet

  • Kushte komode pune.
  • Mundësi zhvillimi nëpërmjet trajnimeve të personalizuara.
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira në inxhinierinë e software.
  • Mundësi certifikimi nga liderët ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.
  • Eksperiencë pune në disa platforma zhvillimi.
  • Shpreh opinionet e tua dhe vrapo për të arritur qëllimet tona.