Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një psikolog karriere, bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

 

Përgjegjësitë:

  • Harton teste personaliteti me qëllim orientimin profesional të të rinjve sipas grupmoshave;
  • Krijon plane të dedikuara për secilin prej tyre;
  • Identifikon pikat e forta dhe aftësitë profesionale që zotërojnë aplikantët;
  • Identifikon mundesitë për efikasitet në procesin e punës dhe qasje inovative për kompletimin me sukses të punës;
  • Përpilon raporte periodike;

 

Kualifikimet minimale:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Psikologji;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup;

Apliko tani