Kush jemi ne

Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

 

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

 

Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist IT.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalon dhe kryen riparime të vogla në hardware dhe software duke ndjekur manualet teknike.
  • Mbikëqyr ecurinë e përditshme të sistemeve kompjuterike.
  • Përgatit pajisjet kompiuterike për përdorim nga punonjësit, duke siguruar instalimin e duhur të kabllove, sistemeve operative dhe software të përshtatshëm.
  • Kryen vlerësimet e software ose hardware dhe rekomandon përmirësime ose përditësime.
  • Të dijë të përdorë dhe të menaxhojë sistemet e operimit Windows 7,8,10 dhe troubleshooting të tyre;
  • Të kujdeset për sistemet e sigurisë të të dhënave, si antivirus, etj;
  • Të mirëmbajë Printera, Fotokopje dhe Skanera.

 

Aftësitë e kërkuara

  • Të ketë përfunduar arsim e lartë në degët Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash;
  • Të ketë eksperiencë minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
  • Të kenë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektore të ngjashëm;
  • Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.

 

 

Avantazhe:

 

  • Kushte e komode pune
  • Mundësi zhvillimi përmes trajnimeve të vazhdueshme
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira

 

 

Apliko tani